Krerët e shtetit në Vlorë për 108 vjetorin e Pavarësisë/ Rama nuk kthen as kokën nga Meta

Shqipëria

Krerët e shtetit në Vlorë për 108 vjetorin e Pavarësisë/ Rama nuk kthen as kokën nga Meta

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për të përkujtuar 108 vjetorin e Pavarësisë së vendit krerët e shtetit ishin sot në Vlorë duke kryer homazhe edhe tek Monumenti i Pavarësisë.

Por, edhe pse është një ditë e shënuar, kjo nuk ka bërë që të paktën për sot ndasitë politike mes krerëve të shuhen.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ruçi u përkulën para Monumentit të Pavarësisë duke vendosur edhe kurora me lule.

Por pas kësaj ceremonie, Meta u largua duke përshëndetur me dorë Ruçin dhe Ramën. Kryeparlamentari Ruçi ia ktheu përshëndetjen Metës, ndërsa Rama as nuk ktheu kokën për të parë nga kreu i shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat