Një tjetër pedagoge është infektuar me Covid-19.
Bëhet fjalë për Majlinda Ketën, pedagoge në Universitetin e Tiranës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Keta, e cila ka treguar se fatmirësisht nuk ka pasur shqetësime të mëdha dhe se është në ditët e fundit të luftës me koronavirusin.
Ajo tha se ka plot pedagogë të prekur, ndërsa zbuloi se pas infektimit po e kalon atë me sukses deri tani dhe është drejt ditëve të fundit të karantinës.
Pavarësisht se është prekur nga koronavirusi, Majlinda Keta shtoi se vijon angazhimi në akademizëm.