Rruga e fshatit Metoq, ndodhet në gjendje të mjerueshme prej 20 vitesh.
Me gropa, baltë dhe pa ndriçim, kjo rrugë që u shërben më shumë se 50 familjeve nuk ka parë kurrë investim.
“Problemet kryesore janë rruga , uji dhe ndriçimi. Kjo rrugë që nga ura e Gajdarit, deri tek thertorja është gjithë gropa. Kanë bërë asfaltime të vogla por këtë këtu e kanë lënë në gjendje të mjerueshme”, shprehen banorët.
Fshati 5 km larg qëndrës së Sarandës, është nën pushtetin e plehrave.
Mbetjet urbane këtu nuk pastrohen dhe nuk ka kontenier.
“Kosha për mbeturinat nuk ka , hidhen mbeturinat në tokë dhe sëmundjet nga këto vijnë , nga papastërtia. Sikur një kosh nuk kanë vendosur këtu, mbeturinat shkojmë i hedhim në lumë”, shprehen banorët.
Furnizimi me uji është i pakët, mungojnë kanalizimet, dhe nuk pastrohen kanalet kulluese.
“Uji nuk vjen i rregullt këtu , herë ka ujë dhe herë nuk ka”, shprehen banorët.
Fshati me potencial të madh bujqësor, nuk njeh investim prej një kohe të gjatë nga Bashkia Sarandë.
Banorët thonë se nuk e njohin Adrian Gurmën.
“Unë nuk e njoh se kush është kryetari i bashkisë”, shprehen banorët.
Dështimi i Bashkisë Sarandë, në përmbushjen e nevojave bazike të komunitetit ndihet në cdo lagje apo fshat jashtë qendrës së qytetit.