Report Tv jep një të dhënë mjaft interesante. Vrasja e sotme e Ridvan Ramazani (Hyseni) ka një koincidencë me vrasjen e të fortit tjetër të Shkodrës, të mirënjohurin Edmir Koçia.
Edmir Koçia është ekzekutuar më 28 nëntor të vitit 2012 në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”, një datë e njëjtë me ditën kur është vrarë dhe Ridvan Ramazani
Sipas Report TV, gjithashtu, fisi Ramazani ka qenë në konflikt të hapur me fisin e Edmir Koçisë.
Report TV – Shkodër/ Ekzekutohet në makinë, 46-veçari Ridvan Ramazani – YouTube
Mbetet për tu parë nëse ngjarja e sotme është një koincidencë e thjeshtë apo një mesazh për vdekjen e Edmir Koçisë.