Deputeti socialist i Beratit, Fadil Nasufi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mësohet se deputeti Nasufi kishte disa ditë që kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte karantinuar në banesën e tij në Berat.
Nasufi kishte bërë tamponin dhe përgjigjia e tamponit rezultoi “pozitive”.
Ndërkohë mësohet se deputeti Nasufi është në gjendje të mirë shëndetësore.