Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, ku tregon si është një ditë pune për shërbimin e Urgjencës Kombëtare.
Në pamjet e publikuara shihet momenti i ngjarjes që nga komunikimi i parë me 127, për të vijuar me tej kontrollin mjekësor të pacientit të prekur me koronavirus.
Siç duket nga pamjet, me frymëmarrje disi të vështira e moshuara merr trajtim për koronavirus në shtëpi nga mjeku Skënder Brataj.
Shefi i Urgjencës tha se që nga fillimi i pandemisë janë bërë mbi 623 mijë thirrje në urgjencë. “Mbi 11 mijë vizita për COVID-19 janë realizuar në banesë. Kur kam ardhur shërbimi i Urgjencës ishte i fragmentuar. Nuk kishim kapacitetin se sa njerëz kishin nevojë për njësi mjekësore”, u shpreh ai.