Gjykata e Elbasanit ka lënë në masën e sigurisë "arrest me burg" Ervis Çaushllarin, Feliks Filajn dhe Ersi Çerkanin.
Këta të fundit u përfshinë në një përplasjen me armë të regjistruar 2 ditë më parë në Elbasan, në afërsi të stadiumit.
Nga përplasja i plagosur mbeti Ervis Çaushllari,i i cili u arrestua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku shkoi për të mjekuar plagën e marrë në shpatull.
Pas ngjarjes së rëndë Ervis Çaushllari deklaroi para policisë se nuk mban mend se çfarë ndodhi dhe se nuk e njeh Migert Qosjen.
Ky i fundit vijon të jetë në kërkim nga Policia, pasi është personi që qëlloi Ervis Çaushllarin të njohur edhe si "Vis Korçari".