Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në postimin me rastin e çlirimit ka ngatërruar shprehjen e Qemal Stafës me atë të Vilhelm Telit.
Paloka ka vijuar më tej duke nënkuptuar se kryeministri e ka mësuar historinë nga filmat e dhënë nga Kinostudio “Shqipëria e Re.”
“Nuk ka faj Elisa qe Don Kishotin e shpalli veper te “folklorit shqiptar”…”skenderbeu” i saj (me i dituri dhe i lexuari i “rilindasve” ) e dijka qe “Vilhelm Telin” e paska shkruajtur Qemal Stafa…Hajde merru me Gjicin pastaj
P.S Keshtu ndodh kur dhe “historine” e meson nga filmat e Kinostudios “Shqiperia e re”. Se sa per histori arti e histori letersie qe lideri i gjitheditur i ka bere ne shkollen e larte…shih e shkruaj!”, shkruan Paloka.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/November/29/auto_128052466_2572748163023154_224055445381220437_n1606664566.jpg)