Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ndarë në rrjetin social Facebook një mesazh urimi për Ditën e Çlirimit.
Kryemadhi shkruan se ëndrra e Dëshmorëve të Atdheut është amaneti ynë i madh për ta bërë Shqipërinë shtëpi.
Monika Kryemadhi: Ëndrra e Dëshmorëve të Atdheut amaneti ynë i madh për ta bërë Shqipërinë shtëpi, për të ndaluar shpopullimin dhe për tu dedikuar me dashuri ndaj nevojave të brezit të ri dhe familjeve shqiptare.Gëzuar 76-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë!