Edhe pse është një rrugë, ajo ka dy emra, në njërën anë është Shën Thanasi e në tjetrën Shazivar Bej Karaosmani.
Por, ky nuk është shqetësimi real për banorët, e lagjes 5 maji.
Të moshuarit thonë se për shkak të mungesës së investimeve nga Bashkia e Elbasanit, atyre u është nxirë jeta.
Banori: Kjo është një nxirje jete që mund të kemi vite që kur kemi ardhur këtu, madje unë lind e rrit në Elbasan, kurrë nuk shkova me asfalt në shtëpinë time
Balta, dhe mungesa e ndriçimit i shoqëron çdo ditë.
Banorja: Baltë, shumë keq, as investim asgjë. As ndriçim nuk ka rruga.
Në të gjithë gjatësinë e rrugës mund të gjesh mbeturina, pasi aty mungojnë kontenierët që Bashkia e Drejtuar nga Gentjan Llatja nuk i ka vendosur.
Banorja: Shumë keq, asnjë investim nga qeveria, ça kanë premtuar apo ça kanë thënë, asgjë.
Banori: Nuk kam parë asnjë kryetar bashkie prej 30 vitesh këtej. Kjo quhet si të thuash prapa diellit.
5 Maji është një nga lagjet më të mëdha të bashkisë Elbasan ku jetojnë qindra familje, por që nuk marrin pothuajse asnjë shërbim në infrastrukturë.