Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama ka denoncuar, atë që ai e quan një skandal i bashkisë Vlorë, heqjen e flamurit kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe monumentit të pavarësisë.
Luan Rama thotë se në një ditë si kjo, flamujt nuk duhet të jenë me protokoll shtetëror apo bashkiak.
“Vlora si epiqendra e zhvillime historike në Shqipëri, sot në këtë ditë do të duhet të bënte nderimin më të madh për dëshmorët e atdheut, por nderimin më të madh për të dy festat. Jemi në orën 12 të drekës dhe në monumentin e pavarësisë nuk ka asnjë flamur aty. E njëjta situatë është edhe tek varrezat e dëshmorëve. Natyrisht ata do të thonë që i kishin flamujt në kohën kur bënë ata homazhe. Por Dita e Dëshmorëve nuk është një ditë kur flamujt vendosen me protokoll shtetëror apo bashkiak. Sot flamuri kombëtar duhet të ishte tek monumenti dhe tek varrezat e dëshmorëve”, u shpreh Luan Rama.
Për këtë, ai bën fajtor bashkinë e Vlorës
“Ky është një trup i madh i bashkisë së Vlorës. Kjo është një ligësi e madhe e bashkisë së Vlorës. Është hipokrizia e këtyre hajdutëve që drejtojnë bashkinë e Vlorës që sot në 29 nëntor nuk kanë lënë asnjë flamur në monumentin e pavarësisë dhe në varrezat e dëshmorëve”, thotë Luan Rama.