Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Nga informacionet paraprake mësohet se, një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit në Ishull Lezhë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Duhet theksuar se në këtë aks rrugor janë regjistruar disa aksidente fatale për jetët e këmbësorëve.