Një 35 vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij në Lundër të Tiranës.
Sipas informacioneve, i aksidentuari u identifikua si Armand Medani.
Ai ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës ku po merr shërbimin e nevojshëm shëndetësor.