Policia e Durrësit ka sekuestruar 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.
Në pranga ka rënë poseduesi i tyre i cili do ti shiste kundrejt fitimit.
“Në kuadër të operacionin policor të koduar “Mbikalimi”,u arrestua në flagrancë shtetasi N. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt””.
Arrestimi i tij u bë në vëndin e quajtur “Mbikalimi i hekurit”, në Sukth.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit N. K ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt fitimit.
Kontrollet kanë vijuar nga DVP Kukës, në banesën e shtetasit N. K., ku shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.
Në bashkëpunim me Prokurorinë , Strukturat hetimore të DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.