Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për të gjithë punonjësit e Policisë.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, kreu i shtetit theksoi edhe njëherë që askush të mos guxonte të prekte vullnetin e popullit më 25 prill të vitit që vjen.
“Mos të guxojë asnjë polic, dhe me këtë kuptoj ata horrat e veshur polic.
Nëse ndonjë nga horrat e veshur polic guxon, do të përfundojnë në këmbët e popullit,”-u shpreh presidenti.