Qentë endacakë kanë pushtuar rrugët e qytetit të Durrësit. Kudo që të hedhësh sytë gjen kope me qen rrugësh të cilët të pashqetësuar nga askush dalin shëtitje në shëtitoren e Durrësit apo në sheshin përballë godinës së bashkisë.
Madje vijnë dhe afër lokaleve ku qytetarët durrsakë janë të ulur.
Një grua tregoi për mikrofonin e Ora News një rast kur një nga qentë endacakë ishte afruar për ta kafshuar.
Qytetarët ankohen për sulme të vazhdueshme dhe dështimin e bashkisë për të menaxhuar situatën.
Gazetari i Ora Neës, Mark Brunga sjell me videon shqetësimin e banorëve.