Gjykata ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 6 muaj burg, gjyqtarin Luan Daci, por që është konvertuar në 12 muaj shërbim prove.
Gjykata ka argumentuar se përmes deklarimit të rremë ai ka mundur të zgjidhet gjyqtar i KPA.
Ish-gjyqtari duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, si dhe nuk duhet të ketë kontakte me persona me rekorde kriminale.
Me këtë vendim, Daci ka humbur postin e gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Ndërkohë avokati i tij tha se ky vendim është një precedent i rrezikshëm dhe i gabuar.
Më herët SPAK kërkoi për Dacin që të dënohet me një vit burg.
Daci akuzohet per falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. “Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 1997 , deklaroi SPAK ne ate periudhe.
Paralelisht me procedimin, SPAK mori në gjykatë masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit.