Një bombol ka marrë flakë në një apartament në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në një prej pallateve në zonën e Ujit të Ftoftë, mesditën e sotme.
Pronari i banesës ka tentuar ta fikë, por flakët i kanë shkaktuar djegie në dorë.
Fatmirësisht kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe bombola nuk shpërtheu.
Personi i cili pësoi djegie kryesisht në pjesën e krahut u dërgua në spitalin e Vlorë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja mbërritën në vendin e ngjarjes.