Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Akil Kraja i ftuar në intervistë për Ora News tha se raportet që dalin për Shqipërinë nuk janë kambanë alarmi por janë një konfirmim i disatë i një lëngate ekonomike që po kalon vendi. Ai tha se Shqipëria qeveriset nga një pushtet që shkel ligjin.
Akil Kraja: Raporti i FMN nuk është kambanë alarmi, është konfirmim i disatë i një lëngate ekonomike që po kalon vendi. Në vetvete çështjet që ngrihen nga këto raport pyetja e parë është ku shkojnë paratë a përdoren siç duhet dhe a ka impakt. Shqipëria perceptohet si një vend i keqqeverisur, një pushtet që shkel ligjet dhe abuzon. Borxhi publik për herë të parë thuhet se do të shkojë mbi 88%, flasim për 10 miliardë euro. Shqipëria ka përthithur 2 herë më pak fonde europiane në periudhën 2015-2020 sesa Bosnja që ka marrë 265 milionë euro. Ne kemi përthithur 119 milionë euro.
Pse kemi përthithur më pak fonde?
Akil Kraja: Sepse është një pushtet që shkel ligjin. Marrim rastin e Agon Channel u mbyll media, ose ashtu si dhe media juaj ka qenë disa herë e sulmuar, është ende në sekuestro por nuk ia mban besoj të shkojë aq larg sa me Agon Channel. Është një gjyq që u humb dhe kushtoi 100 milionë euro. Pra ka një pushtet qe shkel ligjin.