Ka një insistim nga ana e qeverisë për të miratuar ligjin antishpifje pa pritur miratimin nga Komisioni i Venecias.
Drejtuesi i organizatës Lëvizja Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali në një lidhje direkte për Ora News tha se ka BE ka qenë e qartë në raportet e saj ku thuhet se duhen përmbushur me saktësi rekomandimet e Venecias mbi draftligjin e propozuar nga mazhoranca.
Gledis Gjipali: Kjo është një çështje që është theksuar nga BE që në mars kur Shqipërisë iu dha drita jeshile. Ku thuhet që duhet pritur vendimi i Venecias ndërsa tani është shprehur që duhet të përmbushen me saktësi rekomandimet e Venecias mbi draftligjin e propozuar nga mazhoranca.
Ai tha se ka një monitorim strikt të BE mbi këtë projektligj.
Gledis Gjipali: Nuk ka një rrëzim të projektligjit por ka një monitorim strikt që BE e kërkon. Pra që të mos ketë një zgjerim të pakontrolluar të fushës së zbatimit të ligjit. Dhe të këtë garancitë e mjaftueshme që zbatimi do të bëhet në mënyrë të drejtë të paanshëm. Që nuk do të influencojë në mënyrë negative të gjithë terrenin e medies apo dhe të fjalës së lirë përsa i takon më pas portaleve apo mjeteve të tjera të informacionit që përdorin online.