E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetarja e ekonomisë Aurora Sulçe u shpreh se buxheti i vitit 2021 është një buxhet elektoral dhe që nuk ka lidhje me realitetin ekonomik të vendit.
Aurora Sulçe: Dy paketat e qeverisë nuk arritën do të mbështesnin shtresat më të ndjeshme që u goditën nga pandemia. Paratë nuk shkuan atje ku duhet.
Buxheti 2021 nuk ka lidhje me realitetin ekonomik në të cilin ndodhet vendi. Nuk a lidhje me situatën e pandemisë dhe të tërmetit, si dhe me atë që e pret ekonominë shqiptare.
Është një buxhet që i përket një viti elektoral. Qeveria ka planifikuar që të kemi vitin tjetër një rritje të të ardhurave buxhetore me 10.5% krahasuar me vitin 2020. Pra në kulmin e pandemisë presim këtë rritje. Në një vit normal kjo rritje ka qenë zakonisht 3%.