Dashamir Shehi: Nuk ka rëndësi se me sa lista shkojmë në zgjedhje, LSi të marrë vota majtas

Shqipëria

Dashamir Shehi: Nuk ka rëndësi se me sa lista shkojmë në zgjedhje, LSi të marrë vota majtas

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:08
Dashamir Shehi

Në intervistën e dhënë për Report Tv, Ish-deputeti, Dashamir Shehi, është shprehur se ccështja e mënyrës se ma sa lista do të shkojë opozita në zgjedhjet e viti 2021 nuk është e rëndësishme.

Sipas tij e rëndësishme është fakti që e gjithë opozita ka një marrëveshje për rrëzimin e z. Rama.

“Unë do të preferoja të shkonim me PD. LSI ka një target personazhesh të vetat, vota të vetat që janë të majta. Këtu po lufton edhe LSI. Territori im dhe i ynë është e djathta tradicionale. PD në përgjithësi ka qenë një parti e qendrës së djathtë. Dhe mirë ka bërë se një parti e madhe sot tenton të shkojë drejt qendrës.

Ne nuk përjashtojmë asnjë gjë. Amalgama që e mban lidhur këtë opozitë është raporti me qeverisjen e Rilindjes, që po na lë edhe jashtë Evropës.  Kjo është ajo që na lidh. Vetë do të preferoja të ishim në krahun e djathtë.

Çështja e listave është një temë që ne e kemi mbyllur. Kemi bërë një marrëveshje që kur kemi dalë nga parlamenti.  Pikërisht për orientimet ideologjike. Një listë mund të jetë e qendrës së majtë, tjetra tenton më shumë djathtas. Ne nuk merremi më me çështje listash.

LSI është parti e madhe, e dyta pas PD-së. Ka targetin e vet. Unë do të shpresoja që të rriteshin, sidomos majtas sepse do të reformonin edhe pjesën  majtas”, tha ndër të tjera Dashamir Shehi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat