Kryemadhi takon ambasadorin e OSBE: 25 Prilli, një referendum për ndryshimin e Shqipërisë

Shqipëria

Kryemadhi takon ambasadorin e OSBE: 25 Prilli, një referendum për ndryshimin e Shqipërisë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:18
Monika Kryemadhi, Vincenzo Del Monaco

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim ambasadorin e ri të OSBE në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco.

Në një postim të sajin në Facebook, Kryemadhi shprehet se, gjatë takimit është diskutuar mbi procesin zgjedhir të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë.

Kryemadhi: “Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe perpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.

Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat