Presidenti i Republikës Ilir Meta përkujton presidentin historik të Kosovës, Prof,Dr Ibrahim Rugovën me rastin e 76-vjetorit të lindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit vlerëson figurën e tij teksa shprehet se vizioni i tij europian mbetet ende aktual për Kosovën.
Postimi i plotë:
Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale!
I përjetshëm kujtimi për këtë Burrë Shteti të madh të kombit tonë!