Një 37-vjeçar nga Elbasani, është një nga viktimat me moshën më të re që Covid 19 i ka marrë jetën në vendin tonë.
Sipas informacioneve, i riu nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Mësohet se 37-vjeçari Elton Gegolli ishte ndjekur nga mjekët në Elbasan, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua te Sanatoriumi.
Prej 10 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i riu nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Po, ashtu, një tjetër qytetar nga Elbasani, 73 vjeç, mësohet se ka ndërruar jetë nga koronavirusi.