Deputeti 33-vjeçar i Kuvendit të Shqipërisë, Andi Përmeti e ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e mirë e ka dhënë në Parlament, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Ne kemi kolegë që e kanë kaluar Covidin, gjej rastin të ndaj lajmin e mirë që kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi këtë betejë”, u shpreh Taulant Balla.
Andi Përmeti u shërua nga Covid pas gati tre javësh kurim në Turqi, aty ku ishte shtruar në terapi intensive.
Fillimisht deputeti deputeti i opozitës u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, por gjendja e tij filloi të përkeqësohej, ndaj ai u nis për në Turqi për mjekim më të specializuar.