Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim thotë se SPAK po jep rezultate.
Me anë të një statusi në twitter, Kim shprehet se SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi ashtu sikurse e kërkon populli shqiptar.
“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të nxjerrë fitimin nga korrupsioni.
SH.B.A. vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”, shkruan Yuri Kim.