Presidenti, Ilir Meta, ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Marko Bello.
Në një postim në facebook, ai u shpreh ngushëllimet familjarëve, teksa shton se Bello do të mbetet i paharruar në kujtimet tona.
Meta: Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes! Ngushëllimet më të ndjera! Përherë i paharruar në kujtimet tona! Lamtumirë i shtrenjti ynë Marko Bello!
Marko Bello u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi ku po kurohej për koronavirusin.