Moti duket premtues edhe pse jemi në prag të dimrit.
Më poshtë keni parashikimin e motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Reshje shiu të izoluara përgjatë vijës bregdetare, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë.
Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.
Dita e diel do të jetë mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësira deri të dendura.
Reshje parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmjes me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.