Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Lezhë ka inspektuar nga afër shkollën e rindërtuar “Llesh Nik Daka”.
Kreu i qeverisë thotë se projekti nga 3D është bërë realitet mbresëlënës, gati për të pritur 535 nxënës dhe mësuesit e tyre.
Gjatë vizitës, kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ku nuk munguan as batutat për lojën e basketbollit.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Na keni nderuar me shpejtësinë dhe cilësinë
Arben Ahmetaj: Janë rreth 550 nxënës. Një nga shkollat më të mëdha
Edi Rama: Me sistem ngrohje
Arben Ahmetaj: Po po, me sistem kamerash
Edi Rama: Palestra është në krahun tjetër.
Arben Ahmetaj: Po, po nuk kanë top basketbolli
Edi Rama: Ç’na gjeti. O Pjerin s’ke top mo Pjerin apo vetëm bilbil ke ti se ke qenë polic. Uau sa e bukur (për palestrën).
Kryetarja e Njësisë: Faleminderit si një ish-mësuese që ka punuar dy vite shumë të vështira
Arben Ahmetaj: Është kryetarja e njësisë.
Edi Rama: I kam thënë Pjerini vër gratë kryetare njësish
Pjerin Ndreu: E kam mbajtur fjalën.