Kryetari i PD-së Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Kukës është ndalur në familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar të tre djemtë në emigrim.
Në postimin e tij në Facebook, Basha ka treguar padurimin e Blerimit, djalit të kësaj familjeje, i cili nga Anglia, i ka shprehur padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij.
Postimi i plotë
Në Kukës u ndala në familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar të tre djemtë në emigrim. Blerimi, djali i kësaj familjeje, nga Anglia gjatë një bisede në telefon më shprehu padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij.
Të rinj si Blerim Iseberi dhe vëllezërit e tij meritojnë një qeveri që e zhvillon vendin dhe e bën më të begatë, jo një qeveri që mendon për vete.
Për shtatë vite, Edi Rama dhe miqtë e tij e kanë lënë në baltë rininë shqiptare me premtime të pambajtura dhe me shkatërrimin e ekonomisë.
Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për të rinjtë dhe vendin.