Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari lidhur me shumat që duhen paguar sipas tij, për t’u pranuar në Akademinë e Policisë.
Sipas denoncuesit, pranimi në Akademinë e Policisë shkon 5 mijë euro përmes ryshfetit.
Berisha e konsideron këtë një histori turpi, duke theksuar se këto janë standardet e vendosura nga Ardi Veliu dhe Sandër Lleshaj, që e quan “Gjeneral Hashashi”.
Nga Ministria e Brendshme dhe nga Policia e Shtetit nuk ka një reagim mbi këtë akuzë serioze.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Histori turpi! 2000-5000 euro pranimi ne Akademine e Policise?
Keto jane standartet e turpit te Ardi Xhafes dhe Gjeneral Hashashit.
Denoj me ashpersine me te madhe degradimin korruptiv te pranimeve ne Akdademine e Policise nga dyshja e lartpermendur.
Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e konkurentit dixhital. sb
Doktor Pershendetje!
Dua te ndaj me ju nje padrejtesi qe eshte ber kundrejt meje dhe disa miqeve te mi persa i perket fituesve te Akademisë se rendit per oficer policie.
Sot doli lista e fituesve dhe ne keto lista ishin 70 vetë, prisja te ishte dhe emri im mbasi un kisha marrë ne testimin e parë me shkrim 75 pikë nderkohë ne keto lista qe janë fitues kishin marrë dhe nga 60 e 70 me pak se unë.
Ne testimin e dyte intervistë me gojë mora 25. 6 pike ndërkohë disa nga keta fitues kishin marrë nga 22 e 23 dhe 24.
Problemi pse unë nuk isha ne keto lista fitues ishte se un nuk kisha dhenë 2000 euro.
2000 euro ishte vetem per testimin e dyte se për te dy testimet ishte 5 mijë euro.
Po mua sot me than nese se ke dhënë kafen normal qe nuk do jesh fitues.
Jam i befasuar dhe nga koleget e mi qe jan fitues dhe jan te gjith fitues me nga 2000 e 5000 euro, tju vijë turp per policë qe janë dhe kanë pranuar te marrin gradë kundrejt ryshfetit qe ka vendosur Lleshi me kompani.