Dalin në dritë detaje të reja nga ekzekutimi i efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela.
Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri.
Ndërkohë, sipas policisë, ëhstë indentifikuar makina autorëve, ndërsa janë gjetur 3 gëzhoja në vendngjarje.
Xhulio Prela ka qenë duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, kur është ekzekutuar në aksin rrugor Milot-Lezhë, dyshohet për shkak të detyrës.
Mësohet se26-vjeçari është ekzekutuar nga një automjet tjetër, të cilin policia e ka identifikuar.
“Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën. Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.” – njofton policia.