Vijojnë me intensitet hetimet për vrasjen e efektivit të FNSH-së së Shkodrës, Xhulio Prela pas mesnatës së të premtes rrugor Milot-Lezhë.
FNSH dhe RENEA kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e autorëve që kanë qenë me makinë.
Ndërsa janë shoqëruar 15 persona. Xhulio Prela, 26 vjeç u qëllua me 3 plumba.
Në vendngjarje ndodhet drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Albert Dervishaj, zv/ Ddrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.