Ambasadorja e SHBA për Shqipërinë Yuri Kim ka reaguar në Twitter në lidhje me lajmet se ka përplasje mes SHBA dhe BE për integrimin e Shqipërisë.
Kim ka shkruar se këto lajme nuk janë karakterizuese të situatës reale duke theksuar se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.
Yuri Kim në Twitter: Ky artikull e karakterizon keq situatën. SH.B.A. dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin.
Yuri Kim në Twitter: Kjo është arsyeja pse SHBA së bashku me BE – përqendrohen aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 12/31.