Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter bën me dije nisjen e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas asaj që ai njofton vetë në Twitter, qëllimi i kësaj “rruge” në SHBA është sigurimi sa më parë i vaksinës anti-Covid dhe takimi me prodhuesit e saj.
“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, thekson Rama.
Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka bërë një marrëveshje me me kompaninë Gavi për blerjen e 1 milion e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë, me një vlerë prej 3 milion e 990 mijë dollarë.