Vrasja e efektivit të Shkodrës ka bërë bujë ditën e sotme, duke qenë se shkaqet e ketij atentati janë akoma të paqarta për policinë. Për skemës se si ka ndodhur ngjarja, flet për “News 24” dhe “BalkanWeb” babai i të ndjerit, Xhuljo Prela.
Babai i Xhuljos, Martin Prela kërkon me ngulm zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë në një intervistë për News24.
I ati hedh dritë mbi një konflikit të tijin para dy vitesh, ndërsa shton se pikërisht për shkak të këtij problemi edhe ka kërkuar transferim në Shkodër.
“Lajmin e mora në 5 të mëngjesit nga nipi im. Më thanë ka bërë aksident nuk ma treguan të vërtetën. Pastaj kur u afruam më thanë që e kanë vrarë. Me djalin hëngrëm darkë, ishte i qetë. U zgjua herët e iku në Rinas mori një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe e çoi në Shkodër. Kur u kthye për të ardhur në shtëpi ndodhi ngjarja. Jam i tronditur. Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri.
Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua”,- u shpreh babai i Xhuljo Prelës.