Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Duke përgënjeshtruar lajmet e përcjella nga disa porale pranë opozitës ku pretendonin për ndarje të qëndrimeve SHBA-BE.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane shprehet se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.
Mes të tjerash, ambasadorja Kim ripërsërit thirrjen për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen e saj funksionale brenda këtij viti.