Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur dhe raportin e tij me figurat kryesore politike në vend, Meta-Berisha Basha.
Ramush Haradinaj: Presidenti Meta që nga koha e hershme e tij si Kryeministër dhe në të gjithë postet e tij ka qenë mjaft i respektueshëm ndaj gjithë neve të Kosovës, jo vetëm të UÇK por të gjitha strukturave të tjera.
Na ka dhënë më shumë kohë, ka qenë i disponueshëm për të na dëgjuar dhe kjo e ka bërë shumë të afërt prej shumë prej nesh.
Në të njëjtën kohë kam komunikuar në mënyrë të rregullt me Kryeministrin Berisha, në vazhdimësi në etapat që kanë kaluar edhe me Kryetarin Basha mbajmë një komunikim të kujdesshëm.