Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar garën për koncesionin e rrugës Milot-Fier, i cili u mbyll me dorëzimin e ofertës nga vetëm një kompani.
Oferta e saj është shpallur e pasuksesshme pasi nuk arrinte të ndërtonte veprën për 60 muaj.
Koncesioni për rrugën Milot-Fier është parashikuar dhe në projekbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Gara pritet të rihapet sërish.