Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar garën për koncesionin e rrugës Milot-Fier, i cili u mbyll me dorëzimin e ofertës nga vetëm një kompani.
Anulimi i garës ka ardhur si pasojë e shpalljes të pasuksesshme të ofertës së shpallur nga e vetmja kompani në garë.
Kjo kompani nuk arrinte të ndërtonte veprën për 60 muaj.
Kujtojmë se koncesioni për rrugën Milot-Fier është parashikuar dhe në projekbuxhetin e vitit të ardhshëm dhe gara pritet të rihapet sërish.