Një minoren është kapur ditën e sotme në Maliq, pasi tentoi të vidhte lekët nga arka e kishës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvirinë të Maliqit.
Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të kishës pasi kishte tentuar të largohej.
Në xhep i është gjetur një sasi e vogël lekësh. Në lidhje me ngjarjen po kryhen veprimet e mëtejshme.