Ikën nga Vettingu, u bënë avokatë/ 11.100 shqiptarë kanë licencën e avokatit! 1600 e përdorin

Shqipëria

Ikën nga Vettingu, u bënë avokatë/ 11.100 shqiptarë kanë licencën e avokatit! 1600 e përdorin

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:53
Foto

Ku janë ata qe u shkarkuan nga Vettingu?

Duke nisur qe nga ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shumica e tyre kane veshur tunikën e avokatit.

Kreu i dhomës kombëtare të avokatisë, parashikon për Top Channel se nga janari i 2021 , avokatia do jetë destinacioni i të gjithë të larguarve nga drejtësia, përderisa ish gjyqtarë dhe ish prokurorë të të gjitha niveleve gjatë kohës që mbanin këto detyra, kishin marrë edhe licencën e avokatit.

Por teksa askujt që e ka marrë licencën përpara se të shkarkohej nga detyra , nuk mund ti mohohet e drejta për tu qenë avokat, ndalesat do jenë për dy kategori të tjera.

Në të gjithë vendin kanë marrë licencën e avokatit 11 mijë e 100 persona , por vetëm 1600 prej tyre e ushtrojnë këtë profesion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat