Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi ka reaguar për pamjet e sotme nga spitali Covid-2, ku një djalë tregon peripecitë në luftën e tij për të shpëtuar nënën nga sëmundja e koronavirusit.
Vasili shprehet se qeveria duhet që të lërë arrogancën e neveritshme, duke shtuar se po ashtu duhet të lërë edhe justifikimet vrastare.
Po ashtu, Vasili thekson se lotët e djalit janë një shuplakë për qeverinë, që bën vetëm propagandë e jo punë.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:
Qeveri lere arrogancën e neveritshme.
Qeveri leri justifikimet vrastare.
Qeveri lere propagandën e pështire.
Lotët e këtij djali për nënën e sëmure, qe nuk e shtrojnë ne Sanatorium dhe qe lëngon me COVID ne autoambulance, janë dëshmi rrenqethese se si kryeministri dhe qeveria gënjejnë poshtërsisht.
Fjalët e këtij djali janë shuplake për qeverinë, qe me një logjike kriminale bën propagande ne vend, qe te veproje.
Këto lot dëshpërimi te një djali, qe nuk gjen ndihme e mbështetje për nënën e tij janë një dhimbje pa fund për çdo njeri qe ka zemër, por jo për qeverinë e hipokriteve.