Korça ka marrë një pamje krejt tjetër për festat e fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa prej fotove të qendrës së qytetit, të pemës në pazarin e saj apo “2021” me drita në katedrale.
Pas ndezjes së dritave në qytetin e quajtur ndryshe si Parisi shqiptar nuk kanë munguar njerëzit nga të gjitha moshat, përfshirë edhe fëmijët.
Edhe pse në një kohë të pazakontë prej pandemisë së COVID-10, dritat përsëri janë ndezur duke sjellë një atmosferë krejt ndryshe këtë dhjetor.



