Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar më një postim në faqen e tij në facebook në lidhje me situatën që është Qarku i Korçës ku nuk është marrë asnjë masë me qëllim që të mos perseriten më përmbytjet e vitit të shkuar, ku fusha të tëra me të mbjella u përmbyten duke shkatërruar fermerin vendas.
Ja postimi i plotë:
Sezoni i rreshjeve sapo ka filluar dhe qeveria e pushteti lokal ne qarkun e Korçes duhet te marrin masa me qellim qe te mos perseriten me permbytjet e vitit te shkuara, ku fusha te tera me te mbjella u permbyten duke shkaterruar fermerin vendas.
Fermeret e fushes se Korçes nuk mund te perballojne me kete situate pasi ende nuk jane demshperblyer nga demet qe kane shkaktuar rreshjet e nje viti me pare.
U mashtruan nga qeveria por edhe nga pushteti vendor.
Emergjente eshte pastrimi i çdo kanali kullues, kontrolli dhe funksionimi i hidrovoreve me qellim qe çdo situate e tille te menaxhohet ne funksion te fermerit vendas.
#shqiperia_shtepia_juaj