Ish-ministri Ylli Manjani, thotë se nëse te ai do shkonte më shpejt vaksina ruse kundër Covid-19, “SPUTNIK V”, ai do ta bënte dhe nuk do të priste vaksinat perëndimore.
“Po nëse vaksinohemi me Sputnik V, vaksinën Ruse, ç’të keqe ka?! Rusët nuk e duan shëndetin e tyre që po vaksinohen masivisht?! Apo duhet të besojmë detyrimisht deklaratat e kompanive farmaceutike dhe shkenctarëve përkatës”, shkruan Manjani.
Më tej, ai thotë se kjo është “punë shëndeti” dhe jo politikë.
“Njësoj janë. Edhe në perëndim procedura e miratimit të vaksinës është emergjente. Njësoj si SPUTNIK V. Shkencërisht vaksina është i vetmi mjet parandalues dhe që mund ti japë fund kësaj flame. Atëhere përse jo SPUTNIK V, nëse është mundësia më e mirë për t’u siguruar shpejt?! Do na mërzitet OBSH, apo do na akuzojnë për ndikim Rus?!
Punë e madhe! Kjo është punë shëndeti, jo politikë! Në këtë pikë, personalisht nuk do ndiqja asnjë këshillë ideologjike. Nëse SPUTNIK V vjen më shpejt tek unë, atë do bëja. As më plas fare se çfarë thonë”, përmbyll Ylli Manjani.