Mbajtja e maskave, flet Bino: Nuk pati efekt, s’dihet sa zgjat pandemia

Shqipëria

Mbajtja e maskave, flet Bino: Nuk pati efekt, s’dihet sa zgjat pandemia

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:59
Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tregoi për RTV Ora se masat e marra për mbajtjen e maskave nuk ka qenë shumë efektive.

Sipas Binos, respektimi i masave është një vendim individual i qytetarëve dhe se nuk është mbajtur siç duhet, ndërkohë që ka shtuar se është e paqartë se sa do të zgjasë kjo situatë pandemike.

Si do të jetë Covidi në dimër?

Bino: Shqipëria nuk ka arritur imunitetin e tufës, ndaj jemi në këtë gjendje. Nuk është e qartë se sa zgjat Covidi. Asnjë sëmundje infektive nuk është zhdukur nga teoria e tufës. Shmangia e sëmundjeve infektive bëhet nëpërmjet metodave të kontrollit, pra vaksinimi. Në këtë rast duhet të respektohen masat si distanca sociale apo mbajtja e maskave.

A po japin efekt masat e marra?

Bino: Maskat nuk kanë pasur efektin e pritshëm, se nuk janë mbajtur siç duhet. Mbajtja e tyre në fyt të mbron nga gjoba por jo nga covidi. Maska mbron të infektuarin dhe të tjerët. Është një përgjegjshmëri individuale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat