Një tjetër aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në Korçë, kësaj here në lagjen e quajtur SMT në hyrje të qytetit.
Një automjet i tipit “BMW” ka përfunduar në korsinë tjetër.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.