Ahmeti: Akuzat e Ramës ndaj Bashës të pavërteta, ai nuk ka qenë prokurori i UMNIK-ut

Shqipëria

Ahmeti: Akuzat e Ramës ndaj Bashës të pavërteta, ai nuk ka qenë prokurori i UMNIK-ut

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:38
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ka dalë kundër akuzave që ka bërë Edi Rama ndaj kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’, Ahmeti është shprehur se Basha nuk ka qenë prokuror i UNMIK.

‘Unë e kam thënë dhe e them që akuzat e Ramës ndaj Bashës janë të pavërteta. Mesa di unë Lulzim Basha ka qenë përkthyes dhe ka punuar me strukturat e UNMIK. Unë nuk e di që Lulzim Basha të ketë punuar si hetues apo prokuror i Hagës.

Unë kam shumë miq që edhe sot e kësaj dite punojnë për OKB, për Amerikanët për BE-në dhe nuk mund të mendoj, besoj se këta miq të mi të bëjnë dosje për mua. Prandaj unë them që akuzat ndaj Bashës janë të pavërteta’, u shpreh Ali Ahmeti gjatë intervistës së dhënë për ‘Çim Peka LIVE’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat